Afganistan, vriten 6 ushtarë të NATO-s

01/10/2010 02:25

Gjashtë ushtarë të forcave ndërkombëtare në Afganistan, pjesë e misionit ISAF, u vranë nga një seri sulmesh në jug të vendit.

Sipas burimeve informative të Aleancës, tre prej ushtarëve mbetën të vrarë nga shpërthimi i një bombe artizanale, ndërsa tre të tjerët mbetën të vrarë në tre sulme të ndryshme.

Nuk bëhet e ditur kombësia e viktimave, ndërkohë që po në të njëjtin rajon edhe një autokolonë e forcave afgane ka rënë pre e bombave artizanale, si pasojë 3 afganë kanë gjetur vdekjen.
 

Top Channel