Vret veten pas publikimit të videos gay

30/09/2010 03:35

Një student i Universitetit Rutxhers në Nju Xhersi të SHBA-së ka vrarë veten pasi zbuloi se ishte filmuar gjatë kryerjes së një marrëdhënie homoseksuale.

Studenti gay i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga një urë pas daljes në qarkullim të një videoje e xhiruar fshehurazi, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhenies seksuale me partnerin e tij.

Video është regjistruar nga dy 18 vjeçarë të cilët tashme ndodhen nën akuzën e shkeljes së privatësisë, akuzë kjo që mund t’u kushtojë deri në pesë vjet burg.

Top Channel