Spanjë, 60 të plagosur nga protestat

30/09/2010 17:50

Është 60 persona të plagosur bilanci përfundimtar i përleshjeve të djeshme në Barcelonë, në kuadër të ditës së grevës së përgjithshme kundër qeverisë Zapatero.

Gjatë manifestimeve, të organizuara nga sindikatat, disa dhjetra të rinj, shumica e të cilëve me maska, kanë sulmuar me gurë dyqane dhe forcat e policisë.

Përleshjet me repartet kundër protestave zgjatën deri në mbrëmje, kur u arrestuan rreth 40 persona, që u kishin vënë zjarrin makinave dhe policisë.

Top Channel