Spanjë, protestat, mbi 100 të arrestuar

30/09/2010 01:40

Mbi 100 persona janë ndaluar nga policia spanjolle pas protestave të dhunshme që përfshinë Madridin dhe Barcelonën.

Dhjetra persona kanë mbëtur të plagosur si pasojë e përleshjeve mes aktivistëve të shoqatave të ndryshme dhe policisë në ditën e parë të manifestimeve të përgjithëshme kombëtare kundër shkurtimit të shpenzimeve të ndërmarra nga qeveria vendase.

Manifestues dolën edhe në Bruksel e disa qytete të tjera europiane. Organizata kërkojnë abrogimin e masave shtrënguese fiskale të ndërmarra nga qeveritë kryesore të BE-së.

Top Channel