Shpërndahet fotoja e Kim Jong-un

30/09/2010 09:55

Koreja e Veriut ka shpërndarë foton e parë publike të Kim Jong-un, djalit të tretë të liderit Kim Jong-il, i cili konsiderohet edhe si lideri i ardhshëm i vendit.

Iniciativa ka mbërritur një ditë pas caktimit të “delfinit” në detyrën e zëvendëspresidentit të komisionit ushtarak qendror të Partisë së Punëtorëve.

Bëhet fjalë për detyrën e parë zyrtare me karakter politik, pas emërimit “gjeneral me katër yje”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel