Rusi, Medvedev ndalon investimet iraniane

30/09/2010 17:20

Presidenti rus Dmitri Medvedev, duke parë sanksionet e OKB-së, ka firmosur një dekret që ndalon investimet iraniane në Rusi.

Ndalimi ka të bëjë në vecanti me investimet mbi teknologjinë bërthamore, kryesisht për nxjerrjen dhe prodhimin e uraniumit.

Pak ditë më parë Medvedev ndaloi edhe shitjen e sistemeve të raketave “S-300” për Teheranin, gjithmonë në kuadër të sanksioneve të OKB-së.

Top Channel