Paqja, Palestina gati të lërë bisedimet

30/09/2010 17:25

Lidershipi palestinez mund ta njoftojë që ditën e shtunë braktisjen e negociatave direkte me Izraelin.

Një gjë e tillë do të ndodhë nëse qeveria Netanyahu do të vazhdojë të refuzojë zgjatjen e moratoriumit mbi ndërtimet e kolonive në Cisjordani.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme po vazhdojnë misionin i dërguari i SHBA George Mitchell dhe shefja e politikës së jashtme të BE, Catherine Ashton, të cilët po përpiqen të shmangin ndërprerjen.

Top Channel