Pakistani bllokon furnizimin e NATO-s

30/09/2010 09:00

Pakistani ka urdhëruar bllokimin e çisternave dhe kamionëve me furnizime të NATO-s në kufirin me Afganistanin.

Karvani i destinuar për trupat në Afganistan është bllokuar në doganën Torkhanit, nga policia doganore.

Funksionarët nuk ishin në njohje të motiveve të urdhërit të mbërritur në Islamabad.

Lajmi ka ardhur pak orë pas sulmit të helikopterëve të NATO-s në territorin pakistanez kundër vendstrehimeve të dyshuara të militantëve ekstremistë.

Top Channel