Pakistan, sulm i NATO-s, 3 të vdekur

30/09/2010 08:00

NATO ka realizuar sot nga Afganistani një sulm të ri ajror në Pakistan duke shkaktuar vdekjen e tre agjentëve të sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën fisnore të kufirit të quajtur Kurram Agency.

Në operacion kanë mbetur të plagosur edhe pesë agjentë të tjerë.

Qeveria pakistaneze ka paraqitur kohët e fundit një protestë ndaj NATO-s në Bruksel, duke mbështetur se mandati i besuar nga OKB për ISAF-in, nuk i jep të drejtën të ndjekë armiqtë përtej kufirit të Afganistanit.

Top Channel