OKB: Prodhimi i opiumit është përgjysmuar

30/09/2010 17:15

Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se prodhimi i opiumit në Afganistan është pothuajse përgjysmuar në vitin e kaluar.

Sipas zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, rënia e ndjeshme ka ardhur si pasojë e infektimit të plantacioneve, që ka ulur në mënyrë drastike prodhimin.

Por UNDOC paralajmëron se prodhimi nuk do të mbetet i ulët, duke parë se rritja e cmimeve po tundon fermerët që të kultivojnë më shumë lule opiumi.

Afganistani prodhon 90% të opiumit në nivel botëror, që është edhe baza për prodhimin e heroinës.

Vëzhgimi i UNDOC gjatë vitit 2010 tregon se prodhimi këtë vit ka qenë në nivelin më të ulët që prej 2003-shit, konkretisht 3.600 tonelata, që shënon një rënie prej 48% nga 6.900 tonelata që prodhoheshin në 2009-ën.

“Ky është një lajm i mirë, por nuk ka vend për një optimizëm të rremë. Tregu mund të fuqizohet sërish për kultivuesit e luleve të opiumit dhe neve do na duhet ta ndjekim nga afër situatën”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i UNDOC, Yury Fedotov.

Top Channel