Irani drejt heqjes së ekzekutimit me gurë

30/09/2010 01:10

Kodi i Penal në Republikën Islamike të Iranit mund të ndryshojë. Në një paketë të propozuar nga disa ligjvënës iranianë, parashikohet në kodin e ri, heqja e dënimit me vdekje, ekzekutim me gurë.

Pikërisht ky propozim është përshëndetur nga Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini në një takim me ambasadorin iranian në Romë.

“Heqja e ekzekutimit me gurë do të përbëntë një sinjal pozitiv për komunitetin ndërkombëtar që do të tregonte një modernizmin e vendit dhe të popullit iranian. Uroj që propozimi i hedhur në parlament të shndërrohet shumë shpejt në realitet”, deklaroi Fratini.

Top Channel