Indi, gjykata vendos ndarjen e tempullit

30/09/2010 21:45

Një gjykatë në Indi ka deklaruar se vendi i shenjtë në Ajodhia, territor shumë i diskutuar, duhet të ndahet mes besimtarëve hindu dhe atyre myslimanë.

Me një verdikt shumë të rëndësishëm, gjyqtari i dha kontroll sektorit të shumëdiskutuar, ku në vitin 1992 u shemb një xhami, besimtarëve hindu.

Pjesë të tjera të sektorit do të kontrollohen nga myslimanët dhe sektet e tjera hindu.

Shkatërrimi i xhamisë nga ekstremistët hindu coi në një valë protestash të dhunshme që lanë pas rreth 2 mijë të vdekur.

Kjo ngjarje ishte një ndër aktet më të rënda të dhunës fetare që prej ndarjes në pjesë të Indisë në vitin 1947.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të dyja palëve, të cilat mendojnë ta apelojnë vendimin, që të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë institucionet gjyqësore.

Top Channel