Gjermani, papunësia bie në 7,5%

30/09/2010 12:10

Niveli i papunësisë në Gjermani ka zbritur në minimumin e prillit 1992: në shtator ka rënë nga 7,6% në 7,5%.

Numri i të papunëve, sipas Agjencisë Federale të Punës, është pakësuar me 40 mijë njësi, dyfishi i asaj që pritej nga analistët, në kuotën e 3,15 milionëve.

Gjermania – kujton agjencia Bloomberg – do të regjistrojë rënien e papunësisë për muajin e 15 radhazi.

Top Channel