Francë, aprovohet heqja e nënshtetësisë

30/09/2010 17:40

Ka marrë dritën jeshile masa që u heq kombësinë personave të natyralizuar prej më pak se 10 vjetësh dhe të dënuar për vrasje të zyrtarëve publikë.

Masa legjislative, që u votua nga Asambleja Kombëtare franceze me një mazhorancë të theksuar, është kërkuar me ngulm nga presidenti Nicolas Sarkozy.

Ditët e fundit Franca është ndodhur në një debat të ashpër me Komisionin Evropian, për shkak të cështjes së dëbimit të romëve.

Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se do të ndërmarrë një aksion ligjor ndaj Parisit për këtë veprim, që kthen romët në vendet e origjinës.

Top Channel