Ekuador, presidenti denoncon grushtin e shtetit

30/09/2010 21:30

Presidenti i Ekuadorit ka denoncuar një tentativë për grusht shteti, pas një proteste masive të forcave të sigurisë kundër programit anti-krizë të qeverisë së tij.

Pasi u detyrua të largohej nga turma në kazermën e Kuitos, Rafael Correa tha se, opozita dhe seksione të forcave të armatosura do të fajësohen për këtë.

Presidenti Correa tha se, atyre do t’u duhet ta vrasin para se të arrijnë qëllimet e tyre.

Ditën e mërkurë, Kongresi kaloi një ligj që u jepte fund shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera për punonjësit civilë, përfshirë ushtrinë.

Por anëtarë të partisë së majtë të zotit Correa kanë kërcënuar se do të bllokojnë propozimet për të tkurrur burokracinë, duke e detyruar atë të marrë në konsideratë shkrirjen e Kongresit dhe dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme. Një lëvizje e tillë duhet të aprovohet më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Top Channel