David Miliband refuzon ftesën e vellait

30/09/2010 02:20

David Miliband refuzoi ftesën e vëllait të tij për të marrë pjesë në “qeverinë hije” të laburistëve në opozitë.

Ish-ministri i Jashtëm britanik justifikoi mosprezencën e tij në këtë kabinet me nevojën për shlodhje larg politikës së përditëshme.

Më herët, gjatë ditës së mërkurë, David Miliband kishte kërkuar nga i vëllai i tij, Ed pjesëmarrje më të madhe të femrave në kabinetin qeveritar.

David Miliband tha se do të tërhiqet përkohësisht nga politika, vendim ky që vjen pas humbjes së betejës me të vëllain Ed ne garën për kreun e Partisë Laburiste.

Top Channel