Al-Jazeera transmeton pamjet e pengjeve

30/09/2010 17:00

Televizioni arab Al-Jazeera ka transmetuar pamjet e shtatë punëtorëve të një miniere uraniumi në Nigeri, të rrëmbyer dy javë më parë nga Al Kaeda.

Pamjet e regjistruara tregonin persona të shumtë që i përgjigjeshin në gjuhën frënge nje personi të panjohur.

Në video shfaqen shtatë persona të ulur në shesh dhe prapa tyre persona të tjerë të armatosur.

Javën e kaluar Franca tha se autorë të pengmarrjes ishin pikërisht militantët e Al Kaedës së Magrebit Islamik dhe se 5 nga 7 pengjet janë shtetas francezë.

Dy nga shtetasit francezë punonin për kompaninë franceze të energjisë bërthamore, “Areva”, që operon në minierën e Arlitit.

Ndërsa pesë personat e tjerë punonin për kompaninë e ndërtimit “Vinci”, e cila ishte palë e kontraktuar.

Herën e fundit të shtatë pengjet ishin parë duke u drejtuar për në kufijtë e Malit dhe Algjerisë.

Top Channel