“Stuxnet”, pas Iranit godet Kinën

30/09/2010 14:30

“Stuxnet”, cyber virusi që ka sulmuar centralin bërthamor iranian të Bushehr, ka goditur edhe Kinën.

Sipas mediave lokale, tashmë janë prekur 6 milionë kompjutera personalë dhe 1 mijë të tjetër të ndërmarrjeve.

Rrezikshmëria e “Stuxnet” konsiston në natyrën e tij për t’u futur në impiantet e mëdha industriale, në veçanti ata të kolosit gjerman “Siemens”, duke i dhënë mundësi programuesve të tyre të marrin kontrollin e sistemeve kyçe si pompa, motorë, alarme dhe valvula.

Top Channel