Spanjë, grevistët përleshen me policinë

29/09/2010 21:50

Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer në Madrid dhe Barcelonë, mes policisë dhe grevistëve që kanë nisur një grevë të përgjithshme, e para në epokën Zapatero.

Bilanci i fundit flet për rreth 30 persona të plagosur dhe 80 të tjerë të ndaluar nga forcat e rendit.

Në Barcelonë ka pasur përplasje mes policisë dhe të rinjve me maska, që kanë djegur një makinë të uniformave blu dhe kanë lëshuar gurë ndaj dyqaneve.

Ndërsa në Madrid, policia ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër për të liruar dy agjentë të bllokuar brenda kangjëllave të Aeds-Casa.

Top Channel