Obama: Ekonomia në rrugën e duhur

29/09/2010 21:35

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se ekonomia amerikane është në rrugën e duhur, por ka përpara ende sfida të mëdha.

Obama ka nënvizuar se bëhet fjalë për periudhën më të vështirë ekonomike që prej vitit 1930. Duke folur nga Ajoua, ai ka sulmuar edhe republikanët.

“Nuk janë treguar të ndershëm mbi zgjedhjet e vështira që duhen marrë për të futur ekonominë në rrugën e rritjes afatgjatë”, ka pohuar Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka akuzuar republikanët se duan të kthehen në politikat që shkaktuan krizën e rëndë financiare.

Top Channel