Itali, Berluskoni kalon testin

29/09/2010 22:20

Me 342 vota pro, 275 kundër dhe 3 abstenime, Dhoma e Deputetëve në Itali i ka dhënë votëbesimin qeverisë Berluskoni.

Rezultati konfirmohet nga zëvëndës presidenti i Dhomës së Deputetëve, Rosi Bindi i cili shtoi më tej se prania në votim ishte 620 deputetë ndër të cilët 617 kanë marrë pjesë në votim.

Berluskonit i duheshin vetëm 309 vota pro për të vazhduar mandatin e tij në krye të qeverisë aktuale, ndërkohë që në proces u vu re vota pro e deputetëve finianë që rezultuan edhe deçizivë.

Votëbesimi u kërkua nga vetë kryeministri italian pikërisht në ditën e lindjes së tij. Ai një ditë më parë saktësoi se votëbesimi nevojitej për të patur besueshmërinë e mjaftueshme për vazhdimin e punës së qeverisë.

Më herët Berluskoni mbajti një fjalim para Dhomës ku foli kryesisht për reformat në fushën fiskale.

Top Channel