Indonezi, 2 tërmete godasin vendin

29/09/2010 23:20

Dy lëkundje të fuqishme tërmeti përkatësisht prej 6.6 dhe 7.2 Rihter u regjistruan në afërsi të brigjeve të Papuas në Indonezi.

Lajmi njoftohet nga instituti amerikan e sizmiologjisë që shton se epiqendra e lëkundjeve u regjistrua në një distancë prej 105 kilometra nga ishullujt Aru dhe në thellësi prej 12 kilometrash.

Ndërkohë qëndra e kontrollit të tsunameve në Oqeanin Paqesor tha alarmin për një tsunam të mundshëm. Për momentin nuk ka informacione për dëmë në njerëz apo materiale.

Top Channel