Rachel Bilson refuzon skenat nudo në film

28/09/2010 15:40

Ish ylli i serialit amerikan, O.C. , Rachel Bilson nuk pranon të zhvishet para kameras edhe nëse regjisorët ia kërkojnë.

“Regjisorët kërkojnë që të zhvishem sa herë të munden, por në këtë pikë nuk toleroj dhe besoj se nuk do ta bëj”, shprehet bukuroshja brune.

29 vjecarja shton gjithashtu se është më e vështirë t’i xhirosh skenat e nxehta me të dashurin se sa me një aktor që nuk e njeh. “Gjithsesi, mua nuk më duket normale të puthësh dikë përballë 10 djemve që mbajnë kamerat dhe prozhektorët”, shton Bilson.

Top Channel