Lind fëmijë gruaja në koma
28/09/2010 16:15
Një grua somaleze që është në koma të pakthyeshme ka lindur një vajzë 800 gramë. Ngjarja ka ndodhur në spitalin Sant’Anna të Torinos, në Itali.
Ka qenë përkeqësimi i gjendjes së saj që ka detyruar mjekët të vendosin mëngjesin e sotëm të kryejnë lindjen me operacion.
Vogëlushja Idil, që mban të njëjtin emër të së emës, gjendet e shtruar në rapartin e terapisë intensive në spital.
Ndërsa gjendja e nënës sipas mjekëve është kritike dhe pacientja po mbahet nën vëzhgim.
Top Channel