Klinikat, të përmiresojnë cilesinë

24/09/2010 15:55

Klinikat private laboratorike duhet të permiresojnë teknologjinë e tyre, me qëllim diagnozen e saktë dhe të shpejtë të pacientit.

Ne konferencen e 18-të ballkanike te mjekesise laboratorike, specialistet kane theksuar se duhen aplikuar protokollet e standardeve europiane ne laboratoret mjekesore, por nga ana tjeter duhet te ngrihet dhe skeme kombetare kontrolli per te gjithe laboratoret qe funksionojne ne vend me qellim permiresimin e cilesise se sherbimit ndaj pacienteve.

Ne kete kongres merrnin pjese rreth 300 specialiste te laboratorëve mjeksore nga te gjithe vendet e Ballkanit dhe 40 shkencetare europianë, te cilet nepermjet punimeve te tyre shkencore kane percjelle arritjet e fundit te mjekesise, ne ndihme te diagnozes, mjekimit, ndjekjes dhe parandalimit te semundjeve.

 

Top Channel