Japonia do të lirojë kapitenin e një varke peshkimi kineze, që u arrestua dy javë më parë dhe që coi në konfliktin më të egër të viteve të fundit mes Pekinit dhe Tokios.
Autoritetet japoneze e kanë akuzuar Zhan Qixiong se ka goditur me varkën e tij dy vraka të marinës niponike pranë ishujve të diskutuar në detin e Kinës Lindore.
Nga ana e saj, Kina kishte kërkuar lirim të menjëhershëm të tij dhe pa kushte.
Lëvizja vjen pasi katër shtetas japonezë u ndaluan në Kinë nën dyshimin se po filmonin në mënyrë ilegale një zonë ushtarake.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme japoneze ka deklaruar se ambasada në Pekin ka marrë konfirmimin për ndalimin e tyre.
Por ai tha se nuk dëshiron të spekulojë nëse cështja në fjalë është e lidhur me arrestimin e peshkatarit kinez.
Top Channel