Varfëria, Obama: Të ndryshojmë strategji

23/09/2010 04:30

Presidenti amerikan, Barak Obama në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara apeloi për më shumë përpjekje për të luftuar varfërinë globale.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara, nën Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit do të fokusohen më shumë në uljen e varfërisë nëpërmjet mirëqeverisjes, inkurajimit të tregëtisë dhe shkëmbimit të mallrave si dhe nëpërmjet investimeve nëpër vendet e varfëra.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë të trajtojë në të njëjtën mënyrë të njëjtat probleme, atëherë objektivat tanë të mijëvjeçarit do të dështojnë”, tha Obama. Presidenti amerikan shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin kontributin e tyre për të ndihmuar miliona të varfër në mbarë globin.

Top Channel