Suedi, koalicioni qeverisës humb mazhorancën absolute

23/09/2010 02:15

Koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga kryeministri Fredrik Reinfeldt nuk arrin të marrë mazhorancën absolutë në parlamentin vendas.

Ky është rezultati i nxjerrë pas numërimit në tre zona të diskutueshme të votimeve. Koalicioni që qeveris aktualisht vendin ka siguruar vetëm 1 mandat nga 3 mandatet e prapambetur në numërim.

Suedezët në zgjedhjet e mbajtura të dielën që kaloi, votuan për për të rinovuar parlamentin e tyre. Në këto zgjedhje u vu re rritja historike në elektorat e ekstremistëve të djathtë të cilët morën 20 mandate.

Top Channel