Izraeli: Raporti i OKB-së, i njëanshëm

23/09/2010 03:20
Vetëm pak orë nga publikimi i raportit të Këshillit të të Drejtave të Njerit të OKB-së, ka ardhur reagimi i Izraelit që e ka cilësuar raportin se të njëanshëm dhe jo objektiv.

Në deklaratën e tij, ambasadori i shtetit hebre në Kombet e Bashkuara tha se ushtarët izraelitë vepruan për vetëmbrojtje më 31 maj.

Menjëhërë pas incidentit, reagimi ndërkombëtar kundër Izraelit ishte i fuqishëm. U kërkua një hetim ndërkombëtar i çështjes, në bazë të Konventës së Gjenevës, si dhe u krisën marrëdhëniet e Izraelit me Turqinë, aleati më i madh musliman i shtetit hebre.

Top Channel