SHBA, ikën këshilltari ekonomik i Obamës

22/09/2010 01:50

Këshilltari kryesor i ekonomisë i presidentit amerikan Barak Obama, Leri Samers njoftoi largimin e tij nga stafi i Shtëpisë së Bardhë në fund të këtij viti.

Samers drejtoi Këshillin e Ekonomisë që ishte dhe ideatori i reformave më të mëdha në fushën ekonomike të ndërmarra në SHBA.

Pas vendimit të tij për largim, Samers mori komplimentat e presidentit Obama për punën e mirë dhe drejtimin brilant, siç e quajti ai, në një kohë krize.

Leri Samers do të rikthehet në postin e tij në Universitetin e Harvardit.

Top Channel