SHBA, gjykata nuk fal të dënuarën me vdekje

22/09/2010 02:55
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalë ekzekutimin me vdekje të një shtetasje në shtetin e Virxhinias.

Gjykata refuzoi kërkesën e Tereza Ljuis që u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit të saj, për anulimin e dënimit kapital. Avokatët e Ljuis paraqiten kërkesën me pretekstin se ajo vuante nga çrregullime mendore.

Për çështjen në fjalë janë dënuar edhe dy meshkuj të tjerë me burgim të përjetshëm, si bashkëpunëtorë të Ljuis. Ndërkaq, Ljuis pritet të ekzekutohet ditën e enjte.

Top Channel