Rusia nuk do t’i shesë raketa Iranit

22/09/2010 16:20

Moska zyrtare ka vendosur të mos i shesë Iranit raketat e sofistikuara S-300, veprim ky që do të shkaktonte shqetësim tek vendet perëndimore.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, Nikolai Makarov.

“Shitja e raketave të tilla mund të shkaktojë sanksione nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, e ka argumentuar ushtaraku i lartë vendimin.

Teherani dhe Moska kanë firmosur më parë një kontratë për furnizimin me raketa të tipit “S-300”, gjë që shkaktoi reagimin e SHBA dhe Izraelit.

Top Channel