OKB: 40 mld dollarë për gratë dhe fëmijët

22/09/2010 10:35

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon ka njoftuar akordimin e 40 miliardë dollarëve për të përmirësuar kushtet për gratë dhe fëmijët.

Shuma do të shpëtojë jetën e 15 milionë fëmijëve dhe gati të 1 milion grave në 5 vitet e ardhshme.

Në projekt kanë marrë pjesë 192 vende, së bashku me Afganistanin dhe Zambian.

OKB vlerëson se iniciativa do të mundësojë vijimin e 33 milionë shtatzanive të padëshiruara dhe të shpëtojë jetën e 740 mijë grave që vdesin në sallën e lindjes.

Top Channel