Obama, administrata e ndarë për Afganistanin

22/09/2010 16:45

Këshilltarët e vjetër të presidentit Barack Obama kanë nisur një betejë të brendshme mbi politikën për Afganistanin në 20 muajt e fundit.

Kështu thotë një libër i ri, i titulluar “Luftërat e Obama-s”, i cili ka si autor Bob Woodward.

Sipas Woodward, në libër paraqitet pasiguria e administratës ndërkohë që presidenti vendos të rrisë numrin e trupave në 30 mijë.

Në një pjesë të librit, të publikuar në mënyrë ilegale nga mediat amerikane, citohet i dërguari i posacëm i SHBA, Richard Holbrooke, që kritikon politikën amerikane. “Ajo nuk mund të funksionojë”, thotë ai.

Ndërsa në një pjesë tjetër, presidenti Obama thotë në një takim se kërkon një strategji tërheqjeje.

Disa media në Shtetet e Bashkuara kanë pasur akses tek përmbajtja e librit, përfshirë këtu “Washington Post” dhe “New York Times”, e cila ka deklaruar se e ka marrë atë në rrugë ilegale.

Top Channel