Trump fajësoi emigrantët për trazirat në Francë, Macron kritikon liderët botërorë për “deklarata të pamenduara”
Tentuan të rrëmbejnë një 17 vjecare por janë sulmuar nga turma duke gjetur vdekjen.
Ky është fati i dy të dyshuarve për rrëmbimin e vajzës ne verit të Meksikës në kufi me SHBA-në. Lajmin e bën të ditur policia lokale, sipas së cilës, numri i personave që do të kryenin rrëmbimin ishte 6.
Ngjarja ndodhi në Ascension, një qytet me 100 mijë banorë në shtetin e Cihuahuas, një nga më të dhunshmit në Meksikë. Gjatë transferimit në burg të 6 personave të arrestuar, një turmë prej rreth 1 mijë personash kanë sulmuar kriminelët, duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.
Në të njëjtën zonë, 6 anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë nga disa të panjohur.
Top Channel