" /> ">

Lufta kundër SIDA-s, Bruni apel për fonde

22/09/2010 10:25

Carla Bruni lëshon një apel në faqen e parë të gazetës “Figaro” për solidaritet ndërkombëtar për të mbledhur fonde në luftën kundër SIDA-s.

Zonja e parë franceze kujton se në tetor sekretari i përgjithshëm i OKB-së do të mbledhë fondet nga vendet donatore dhe do të kërkohet impenjim i tyre edhe për tre vitet e ardhshme.

Franca është është vendi i dytë donator i parave në luftën kundër SIDA-s pas SHBA-ve.

Top Channel