Kili, minatorët mund të nxirren në tetor

22/09/2010 11:05

Rritet optimizmi mes minatorëve të bllokuar në 5 gusht në një minierë të Kilit, pasi ata mund të nxirren nga nëntoka që në muajin tetor.

Burime të ndrsyhme theksojnë se ata mund të nxirren nga mesi i tetorit edhe pse zyrtarisht qeveria ka parashikuar fillimin e nëntorit. “Skenari i tetorit mund të rrisë tensionin gjatë vizitës së presidentit Pinera në Europë, e planifikuar pikërisht për këtë muaj”, shkruajnë gazetat.

Mediat kujtojnë gjithashtu se kreu i shtetit është shprehur se dëshiron të jetë në vendngjarje gjatë nxjerrjes nga toka të 33 minatorëve të bllokuar.

Top Channel