Japoni, paratë elektronike pushtojnë tregun

22/09/2010 21:35

Përdorimi i parasë elektronike po përhapet me ritme të shpejta në metropolet japoneze, ku po përdoret gjithnjë e më shumë në vend të parave kesh. 

Në vitin 2010 kartat dixhitale dhe celularët e brezit të ri janë përdorur rregullisht në këtë drejtim nga 30 për qind e banorëve.

Një studim i kryer së fundmi nga instituti “Hakuhodo”, që ka përfshirë Tokion dhe Kansain, tregon se tregtia elektronike ka kaluar metodat tradicionale të pazarit në distancë.

Top Channel