Iran, 9 viktima në qytetin kurd

22/09/2010 12:35

Qyteti kurd i Iranit, Mahabad është përfshirë nga një shpërthim që ka marrë jetën e 9 personave dhe ka plagosur dhjetra të tjerë.

Lajmin e bën të ditur televizioni al-Alam që thekson se në momentin e shpërthimit po zhvillohej një paradë ushtarake. Sipas guvernatorit të zonës, në shpërthim nuk u plagos asnjë ushtar, pasi të prekurit janë vetëm civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Autoritetet lokale e kanë ngritur giushtin e akuzës ndaj rebelëve kurdë që veprojnë në veri të vendit.  

Top Channel