Emanuel do braktisë Shtëpinë e Bardhë

22/09/2010 21:25

Rahm Emanuel, shefi aktual i personelit të Shtëpisë së Bardhë, do të lërë postin e tij në tetor. 

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan, CNN, që iu referohet burimeve pranë selisë presidenciale në Uashington.

Emanuel e ka marrë këtë vendim për t’u angazhuar me kohë të plotë në garën elektorale për postin e kryetarit të bashkisë së Cikagos.

Emanuel është zyrtari i dytë që lë postin në Shtëpinë e Bardhë, pas largimit të njoftuar sot nga këshilltari ekonomik i presidentit Obama, Larry Summers.

Top Channel