Dell: Gati të kontribuojmë në bisedime
22/09/2010 15:45
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka deklaruar se SHBA nuk janë të izoluara ndaj bisedimeve Kosovë-Serbi, por janë të gatshme të japin kontributin e tyre.
“Paraprakisht ne duhet të dimë se cili është propozimi i BE-së dhe a bie dakord Kosova me këtë propozim, para se të japim pëlqimin tonë për pjesëmarrje në këtë proces”, ka pohuar Dell.
Diplomati amerikan ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë në pritje të propozimeve të Brukselit dhe të përcaktimit të kornizës së bisedimeve, pasi sipas tij jo të gjitha temat mund të jenë pjesë e tyre.
Top Channel