Ahmadinexhad: Lufta me SHBA-në do ishte e pafund

22/09/2010 12:55

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad sfidon SHBA-në, duke deklaruar nga selia e OKB-së se një luftë mes dy vendeve do të zgjaste pafund.

“Eshtë në interesin e popullit amerikan të ketë marrëdhënie të mira me Iranin”, shtoi lideri iranian. Ai shtoi gjithashtu se Uashingtoni duhet të merret me cështjet e brendshme të vendit pasi kapitalizmi po vdes dhe bota duhet të gjejë një tjetër model ekonomik.

“Rregulli diskriminues i kapitalizmit po i afrohet fundit”, theksoi numri 1 i Teheranit. Ahmadinexhad nuk ngurroi të kritikonte as OKB-në e strukturat G8 e G20.

“Nuk janë struktira demokratike dhe varen nga qeveri të cilat i kanë shkaktuar njerëzimit varfëri ekstreme”, nënvizoi presidenti iranian.

Top Channel