Afganistan, 2500 ankesa për zgjedhjet

22/09/2010 19:35

Autoritetet zgjedhore në Afganistan kanë deklaruar se kanë marrë rreth 2500 ankesa me shkrim për shkelje dhe parregullësi gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës. 

Qindra ankesa të tjera janë bërë përmes telefonit. Komisioni i Ankesave Elektorale do të hetojë dyshimet për shkelje para se rezultatet e procesit të publikohen zyrtarisht. Ato pritet të dalin në fund të tetorit.

Vitin e kaluar, zgjedhjet presidenciale, të fituara nga presidenti Hamid Karzai, u njollosën gjithashtu nga shkelje të shumta.

Korrespondenti i BBC në Kabul thotë se këtë vit ankesat përfshijnë dyshime për votime të shumëfishta, duke përdorur karta identiteti të rreme, si dhe grabitje të kutive të votimit.

Top Channel