Talebanët marrin përsipër rrëzimin e helikopterit

21/09/2010 12:00

Guerrilasit talebanë kanë marrë përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit të NATO-s, në provincën e Zabulit, në Afganistan.

“Kemi rrëzuar një helikopter të forcave të huaja në rajonin e Dajcopanit dhe kemi vrarë mbi 10 ushtarë”, ka deklaruar një zëdhënës i rebelëve.

Ndërkohë, kontigjenti i trupave ndërkombëtare, deri tani e ka përgënjeshtruar pistën e rrëzimit të helikopterit nga një sulm.

“Nuk kemi asnjë informacion për një sulm armik në zonë. Po hetojmë mbi shkaqet e aksidentit”, thuhet në një komunikatë të ISAF.

Top Channel