Somali, përleshje të dhunshme në Mogadisho

21/09/2010 14:35

Vijojnë në Mogadisho përleshjet me rebelët të cilët që prej ditës së djeshme kanë prekur lagje të ndryshme të kryeqytetit somalez.

Në shënjestër të rebelëve, që po hasin rezistencën e trupave qeveritare, është zona në veri të Mogadishos.

Ditën e djeshme, të paktën 10 persona mbetën të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur, ndërkohë që trupat qeveritare arritën të shmangin një atentat ndaj selisë së Presidencës.

Ndërkohë, kryeministri i qeverisë së tranzicionit, Omar Abdirashid Sharmarke ka paraqitur sot dorëheqjen, pas muajve të tërë polemikash mbi mandatin e tij.

Top Channel