SHBA, Senati: Jo pranisë së homoseksualëve në ushtri

21/09/2010 22:25

Senati amerikan rrëzoi kërkesën që parashikonte shfuqizimin e normës që ndalon pjesmarrjen në ushtri të homoseksualëve.

Me katër vota diferencë, senatorët amerikanë i thanë jo propozimit. 56 prej ligjvënësve pranuan shfuqizimin e normës, ndërsa 43 të tjerë i thanë jo propozimit. Për shfuqizimin e normës së vendosur nga republikanët, demokratëve u nevojiteshin 60 vota.

Megjithatë, kërkesa për shfuquzimin e normës që ndalon lezbiket dhe gay-t të marrin pjesë në ushtri, nuk quhet e rrëzuar plotësisht. Ajo është shtyrë për një afat të papërcaktuar nga Senati.

Pro heqjes së barrierave ndaj pranisë së homoseksualëve votuan edhe dy senatorët e pavendosur, Collins dhe Snoue, të cilëve iu adresua një apel prej këngëtares Lady Gaga ditën e hënë ku u bëhej thirrje për heqjen e normës.

Top Channel