Pakistan, furgoni bie në lumë, vdesin 15 fëmijë

21/09/2010 13:45

Të paktën 15 nxënës shkolle kanë humbur jetën kur furgoni me të cilin po transportoheshin doli nga rruga dhe ra në lumë, në zonën e Kashmirit Pakistanez.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave 20 persona të tjerë, mes të cilëve dy mësuese, rezultojnë të humbur.

Policia lokale thotë se furgoni ra nga një lartësi prej 300 metrash, në një zonë në afërsi të qytetit Muzafarabad.

Banorët e zonës shkuan menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar fëmijët, para se të mbërrinin forcat e policisë dhe ato ushtarake.

Burimet shtojnë më tej se në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin rreth 30 deri në 35 nxënës dhe dy mësues.

Top Channel