Obama: Reduktimi i defiçitit, prioritet i 2011

21/09/2010 03:00

Edhe pse treguesit ekonomikë janë shfaqur pozitivë në muajt e fundit në SHBA, presidenti amerikan, Barak Obama duket se në qendër të axhendës së tij për vitin 2011 do të ketë reduktimin e defiçitit.

Ky është lajmi që njoftohet nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

“Reduktimi i defiçitit do të jetë prioriteti i presidentit Obama për vitin 2011. Presidenti do të paraqesë idetë dhe planet e tij pas muajit nëntor”, tha Gibs.

Shtetet e Bashkuara rezultojnë me një defiçit prej 1.400 miliard dollarë, ndërkohë që borxhi rezulton në 13.000 miliard dollarë.

Top Channel