Meksikë, uragani “Karl”, 10 të vdekur

21/09/2010 04:05

Autoritetet meksikane bënë bilancin paraprak të dëmeve të uraganit “Karl”, i cili preku disa zona të vendit javën e shkuar.

10 të vdekur, 12 të zhdukur, mbi gjysmë milioni të evakuuar dhe dëme të konsiderueshme materiale është bilanci i parë i publikuar nga presidenti Kalderon.

Kalderon vizitoi zonat e prekura nga përmbytjet, kryesisht qytetin e Verakruzit, i përmbytur disa herë edhe para uraganit “Karl”, që tashmë është dobësuar dhe ndodhet në kategorinë e dytë

Top Channel