Kolumbi, ushtria vret gjeneralin e FARC-ut

21/09/2010 03:30

Ushtria kolumbiane deklaroi se në një operacion të sajin kundër rebelëve u vra një ndër liderët kryesorë të FARC-ut.

Autoritetet njoftuan se trupi i pajetë i Siksto Kabana ishte mes 27 viktimave të aksion kundër guerrilasve në një kamp pranë kufirit me Ekuadorin.

Kabana, 55 vjeç kërkohej edhe prej SHBA-së për trafik kokaine si dhe ishte një ndër gjeneralët udhëheqës të FARC-ut.

Top Channel